Situata e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës që shënon ditën e 35-të të tyre në disa zona, ka ngjallur edhe reagimin e Famullitarit të Velipojës Dom Marjan Gega.

Në një postim në rrjetet sociale, Famullitari i Velipojës shkruan se kjo nuk është më fatkeqësi për shkaqe natyrale, por menaxheriale për shkak të neglizhencës qeveritare, por edhe papërgjegjësisë qytetare.

“Përmbytjet e ripërsëritura në zonën e Nënshkodrës nuk janë më një rastësi. Shkaqet nuk mund të quhen më për shkaqe natyrore, por menaxheriale: babëzi, neglizhencë, përçmim për mijëra familje e biznese.

E keqja nuk ndalet vetëm me kaq.Qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe në bregdetin tonë. Kjo situatë është një lemëri menaxhimi qeveritar, por edhe papërgjegjshmëri qytetare”, shkruan famullitari i Velipojës.

Artikulli paraprak“SHKODRA SI VENECIA”, RRUGË E BANESA NËN UJË NË DAJÇ E BËRDICË. TË PËRMBYTURA EDHE 3 MIJË HA TOKË
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, PËRGATITUNI PËR BORË NË PJESËN MË TË MADHE TË SHQIPËRISË