
Famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija i cili kremtoi meshën e shenjtë tek kisha e Shën Gjonit në Malësinë e Madhe thotë se përroi i cili kalon tek rruga ku përshkohen besimtarët është një shqetësim për kishën katolike dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë për rikonstruksion në mënyrë që kalimi për besimtarët të mos jetë më një rrezik.
Marjan Gjinesha, diakon në famullinë e zonës tregon mesazhin e lutjes për Shna Ndoun në 13 të martat në prag të ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës pranë këtyre rrënoja të manastirit shekullor Benediktin.
Rrënojat e manastirit Bendiktin datojnë 900 vite më parë si një tregues i identitetit tonë kombëtar, objekt i cili është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse sa i përket infrastrukturës rrugore por edhe ruajtjes dhe mirëmbajtjes së këtij objekti.