Një top në këmbë, një rast, një gol, Armando Broja është thjeshtë fantastik. Në minutën e 86-të sulmuesi kuqezi mbron mirë topin në zonë dhe me një të djathtë potente dërgon topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh përballë Hungarisë.

Jemi të pafat por jemi aty, në lojë, për të marrë një rezultat pozitiv përballë Hungarisë, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur të ndezur këtë fushatë kualifikuesesh. Me një skemë të njëjtë, por me aktorë ndryshe, të kushtëzuar nga mungesat dhe dëmtimet, Shqipëria bind në 45 minutat e para, është më e qartë në fushën e lojës, ka më shumë dëshirë, por sërish hasim jo pak vështirësi edhe kur kundërshtari zbret në portën tonë pa shumë probleme. Nedim Bajrami vërtetoi që në debutim se është një lojtar me shumë klas dhe me një vizion të qartë, me topin në këmbë është një rrezik konstant në çdo moment.

Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur. Fraksioni i parë mbyllet në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë na duhet diçka më shumë për të mposhtur Hungarinë.

Artikulli paraprak“ELBASANI TY TË DO”, NGRIHET DRONI NË “ELBASAN ARENA”, MBËSHTETËSIT I BËJNË SURPRIZËN E VEÇANTË TAULANT BALLËS. TIFOZËT I PËRGJIGJEN: RAMA IK!
Artikulli tjetërFITORJA E SHQIPËRISË, RAMA URON KUQEZINJTË ME FOTON E VEÇANTË