
Fantazisti kosovar, Bajram Nebihi, nuk ka pranuar të dalë në stërvitje me Vllazninë, pa arritur më parë marrëveshjen me klubin shkodran.
Mesfushori 28- vjeçar ka udhëtuar drejt Malit të Zi të enjten në mbrëmje, duke iu bashkuar skuadrës në grumbullim Mirëpo, teksa stafi teknik priste ta shikonte në fushë në seancën e radhës stërvitore, ka ndodhur një e papritur. Mesohet se kosovari ka refuzuar të stërvitet, duke menduar se ai nuk është një lojtar për t’u testuar, por i afirmuar dhe kësisoj vlerat e tij nuk mund të vihen në diskutim. Këta të fundit, nga bisedat që kanë pasur fillimisht, mësohet se kishin lajmëruar mesfushorin të paraqitej në Berane, aty ku dhe po zhvillon fazën përgatitore Vllaznia. Mirëpo nuk dihet nëse palët janë marrë vesh për faktin se lojtari duhet testuar më parë. Burime në klub tregojnë se Nebihi mund të ketë pasur një ofertë tjetër, prandaj dhe ka refuzuar të dalë në stërvitje me Vllazninë. Gjithsesi, gjatë gjithë kësaj periudhe, pavarësisht CV-së që kanë pasur lojtarët, trajneri Armando Cungu ka kërkuar më parë të shohë gjendjen e tyre për t’u bindur Nebihi është larguar pa mbërritur mirë nga kampi i Vllaznisë në Mal të Zi, por gjithsesi duhet pritur për të shikuar mbi të ardhmen tij, pasi nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.






