Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane janë bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

30 domene Uebi të lidhura me mediet shtetërore iraniane janë bllokuar, ndërsa zyrtarët amerikanë vazhduan përpjekjet e tyre për t’iu kundërvënë asaj që ata thonë se është propagandë dhe dezinformim iranian në një kohë të tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Një numër domenesh, përfshirë disa të përdorura nga Press TV në gjuhën angleze, një kanal shtetëror iranian i lajmeve, postuan njoftime të martën duke treguar që ato ishin bllokuar nga autoritetet amerikane.

Uebsajtet për Al-Alam TV, një tjetër kanal lajm në pronësi të Iranit që transmeton në Arabisht, dhe faqja e internetit për Al-Masirah, një media me qendër në Bejrut që shërben si zëdhënëse për një grup rebel të aleancës iraniane në Jemen, postuan njoftime të ngjashme.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në fund të vitit 2020 mbi IRTVU për atë që e kanë quajtur ndërhyrje të qeverisë iraniane në zgjedhjet e SHBA përmes dezinformimit te votuesit amerikanë.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Ebrahim Raisin, një kritik i njohur i perëndimit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.