Fasadat e vjetra në zonën muzeale të qytetit të Shkodrës përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për çdo kalimtar.

Sipas banorëve aty pranë, rreziku është i vazhdueshëm, ndërsa ata përmendin edhe një rast ku shembja e këtyre fasadave ka dëmtuar një qytetar. Pavarësissht rrezikshmërisë, situata nuk ka gjetur zgjidhje. Para disa kohesh, njëra prej ndërtesave përgjatë rrugës së Gjuhadolit u rikonstruktua, ndërsa shumë të tjera vijojnë të mbeten ne gjendje të njëjtë, kjo edhe për faktin se ato janë prona private. Megjithatë, askush nuk është kujdesur për vendosjen e mbrojtëseve anësore, të paktën sa për të shmangur dëmtimet që mund të pësojnë kalimtarët e rastësishëm.

Artikulli paraprakDHOMA AMERIKANE E BIZNESIT, MBLEDH AKTORËT
Artikulli tjetërFSHATI ZAGORË, 25 VITE PA INFRASTRUKTURË