Ish-kryeministri Fatos Nano votoi sot në Mullet, së bashku me bashkëshorten e tij, Xhoana Nanon. Ai dha edhe një mesazh të shkurtër për mediat, nga ku nuk kurseu edhe batutat.

“Unë besoj se duhet të jetë një ditë si të gjithë të tjerat, shpresoj që të mos jetë më e gjatë dhe të mos jetë më e gjatë ajo pritja se në fund një pjesë do gëzohet një do të mërzitet.

Por jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe uroj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten. Pjesëmarrja ishte pak e ulët ndaj erdha vetë, që ta nxis”, tha Nano

Artikulli paraprakVETËM NË 142 QENDRA VOTIMI KA PROBLEME ME LEXIMIN ELEKTRONIK! VETËM NË NJË QENDËR VOTIMI ËSHTË NDËRPRERË PROCESI
Artikulli tjetërPJESËMARRJE E LARTË NË ZGJEDHJE, DERI NË ORËN 11 MORËN PJESË GATI 21% E VOTUESVE