Ka nisur faza e tretë e konkursit për fëmijë “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” i organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija”. Pjesëmarrës në edicionin e 30- të këtij festivali do të jenë shkollat 9 vjeçare të Shkodrës. Ndryshe nga fazat e kaluara, drejtuesi artistik Ermir Zoga tregon se fëmijët do të konkurojnë për herë të parë me bazë muzikore.

Faza e tretë e edicionit të 30-të do të zgjasë 2 javë, ku çdo ditë do të këndojnë përpara jurisë profesioniste rreth 40 fëmijë.

Përzgjedhja e fëmijëve të talentuar do të bëhet në disa faza, ndërkohë që edicioni i 30-të premton të ketë shumë surpriza.

Artikulli paraprakMIRDITË, ZHBLLOKOHET RINDËRTIMI NGA TËRMETI
Artikulli tjetërBENET BECI TAKIM ME TË RINJTË: JEMI NË HAPAT PËRFUNDIMTARË TË REALIZIMIT TË KARTËS SË STUDENTIT