Vllaznia ka ndryshuar destinacionin për fazën përgatitore. Ishte mednuar që ajo të zhvillohej në Nikshiq të Malit të Zi por drejtuesit kanë vendosur të udhëtojnë drejt Serbisë. Siç mësohet kuqeblutë mund të stërviten në kampingun e Zllatiborit në Serbi. Sipas informacioneve që vijnë nga klubi kjo mundësi është duke u parë për arsye se ky akmping ofron kushte më të mira. Ndërkohë ka dhe shumë alternaitva që ekipi shkodranë të gjejë më shumë kundërshtarë për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Ky opsion duket se është marrë seriozisht pasi pritet që drejtuesit pas ndeshjes miqësore që do të zhvillohet ndaj Zetës të udhëtojnë drejt Serbisë për të parë nga afër kushtet dhe vlerën financiare të fazës përgatitore. Ndërkohë nisja mund të bëhet me datë 3 gusht dhe ekipi mund të qëndrojë 10 apo 12 ditë. Ekipi i Vllaznisë ka qenë edhe para pesë vitesh në këtë kamping, pikërisht në periudhën kur skuadra drejtohej nga trajneri malazez Mojash Radonjiç dhe periudha e qëndrimit atje ka lënë shije të mirë te të gjithë dhe prandaj kuqeblutë do kthehen atje për t’u stërvitur, në prag të sezonit të ri futbollistik.
VLLAZNIA PRET PËRGJIGJEN E KATËR LOJTARËVE KOSOVARË .
Asgjë e re nuk ka ndodhur përsa i përket afrimeve të reja tek ekipi i Vllaznisë. Ishte thënë që gjatë kësaj jave të përfundonin të pakten dhe dy afrime të reja. Në klëtë aspekt nuk ka patur asgjë të re, duke bërë që drejtuesit të mbeten në pritje. Justifikimi është se lojytarët kosovarë kanë kërkuar më shumë kohë për të menduar e për të vendosur, ndërsa dy prej tyre kanë luajtur në kampionatin Shqiptar të futbollit. Gjithsesi në takimin miqësorë që Vllaznia do të bëjë ditën e hënë ndaj Zetës, nuk do të ketë asnjë lojytarë të rinj, ëprveç katër futbollistëve që tashmë kanë firmosur dhe kanë disa ditë që janë duke u stërvitur së bashku me grupin tjetër të futbollistëve.

Artikulli paraprak“RESHIT RUSI” DREJT LIÇENSIMIT NGA FSHF
Artikulli tjetërSHKODËR – VELIPOJE, AKSIDENTOHET DEPUTETI TOM DOSHI