Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Pfizer bëhet vaksina e parë që miratohet për fëmijët e kësaj moshe. Me miratimin e vaksinës rreth 28 milionë fëmijë amerikanë pritet të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ky vendimi erdhi pas një mbledhje që u zhvillua tre ditë më parë me ekspertët e Entit Rregullator i SHBA-së, të cilët votuan pro miratimit të vaksinës. Ndërkohë, javën që vjen pritet të mblidhet një panel këshillues i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), për të shqyrtuar rekomandimet se si duhet të përdoret vaksina në atë grupmoshë.

Përfaqësues të kompanisë Pfizer& BioNTech thanë se vaksina e tyre tregoi 90.7% efikasitet nga një provë klinike e bërë tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Sakaq, priten rezultatet e një tjetër prove klinike të kryer tek fëmijët 2-4 vjeç.

Vaksina e Pfizer ka marrë përdorimin e përhershëm për qytetarët mbi 16 vjeç. Ndërsa, është miratuar për përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç.

Artikulli paraprakFDA MIRATON VAKSINËN PFIZER PËR FËMIJËT 5-11 VJEÇ
Artikulli tjetërCIGARET DO SHTRENJTOHEN ME 25 LEKË DERI NË 2026! GATI PROJEKTLIGJI PËR RRITJEN E AKCIZËS PËR DUHANIN, TAKSË EDHE PËR SHISHAT DHE NIKOTINËN LËNG