Federata e Opozitës ka zhvilluar nje takim në selinë e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, u shpreh se në 3 vite opozita ka qenë përballë përpjekjeve për likujdimin e saj.

Ndërsa në lidhje me situatën e fundit politike me burgosjen e Salianjit dhe tensionet në Kuvend, Noka tha e opozita është në një agresion të pandalshëm.

“Federata e Opozitës së bashkuar mblidhet sot për të analizuar gjendjen e rëndë politike në të cilën Rama dhe narko regjimi e kanë futur vendin tonë prej 3 vitesh.

Opozita është nën një agresion të pandalshëm. Në 3 vite Rama ka bërë gjithçka për të likujduar opozitën.

Regjimi i Ramës i bazuar fund e krye në drogë, krime, korrupsion, synimin kryesor kishte institucionalizimin e mafies në pushtet.

Që të mos kishte asnjë zë të denonconte lidhjet e Ramës me trafikun e drogës”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDOGJËN KARRIGET JASHTË KUVENDIT, POLICIA E TIRANËS ÇON NË SPAK 23 DEPUTETË TË PD
Artikulli tjetërRRITJA 4.1%, PENSIONISTËT NË LEZHË: TALLJE