Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë kërkon mosfunksionimin e moratoriumit 5-vjeçar të gjuetisë.

Zv. presidenti i kësaj federate bëri thirrje që gjykata kushtetuese, vendimi i së cilës pritet të shpallet të enjten, të hedhë poshtë moratoriumin, pasi sipas tij është e padrejtë të penalizohen anëtarët e federatës. Vendimi për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite është kundërshtuar vazhdimisht edhe nga shoqatat e gjuetarëve në vend. Moratoriumi 5-vjeçar ka hasur mjaft kundërshtime nga Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë. Në shkurt të vitit 2016 u vendos që ndalimi i gjuetisë të zgjasë edhe për 5 vite. Anëtarët e federatës e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tani presin një vendim pozitiv dhe përfundimin e moratoriumit.

Artikulli paraprakTË PËRMBYTURIT, BSPSH: BRENDA JAVËS NIS DËMSHPËRBLIMI
Artikulli tjetërSHËRBIMI PSIKIATRIK, 1 QENDËR PËR GJITHË VERIUN