Departamenti i Shtetit të SHBA-së në koordinim me Presidenti, Ilir Meta, ka organizuar në tiranë konferencën ndërkombëtare me temën ‘Feja si instrument për Paqen’. Në këtë konferencë të pranishëm janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Telat Xhaferri, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kardinali Troshani, përfaqësues të tjerë të besimeve fetare në Shqipëri si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Në fjalën e tij hapëse presidenti Meta ka folur rreth paqes duke thënë se feja duhet të jetë një instrument që i bashkon njerëzit.

“Gjuha shqipe ka një fjalë të artë. ‘Besa’, nga besim. Besa i shtyu shqiptarët t’i tregojnë botës kurajo dhe besim në momentet e Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri kishte numër Hebrej të shumta më të shumtë se para fillimit të kësaj lufte. Janë një shembull dhe frymëzim në mbarë botës. Historia është e mbushur plotë me histori të errëta. Pajtimi i plotë ka ende rrugë për të bërë. Kemi ende rrugë për të bërë.” tha Meta.

‘Feja duhet të jetë një moment për paqen. Lutemi që rinia ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe të larguarit të kthehen këtu.” shtoi ai më pas.

Kreu i Shtetit ka folur me pas për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke falenderuar udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend të cilët kanë mbështetur njëzëri integrimin.

“Shqipëri është angazhuar për në BE. Dua të falenderoj të gjithë udhëheqësit e fetar që kanë qenë bashkë për integrimin. Kjo është aspirata e vetme që na bashkon dhe na garanton në BE.” tha Meta.

Kreu i Shtetit është ndalur edhe rasti i vogëlushit Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol, vetëm pak ditë më parë. Meta ka thënë se në kampe të ndryshme ka akoma shqiptarë që duhen ndihmuar. Meta ka thënë se duhet që për ta të krijohen kushtet e nevojshme për të mundësuar integrimin në shoqëri.

“Rajoni ynë përballet me problematikën e njerëzve që ndodhen në Kampet në Siri. Rasti i Alvin Berishës, por falë gazetarisë mirë u bë e mundur sensibilizimi. Ka edhe kampe të tjera që ndodhen shqiptarë. Duhen ngritur qendra rehabilitimi që këta persona të integrohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë. ”

“Familja është një institucion i shenjtë dhe duhet të mbrohet. Të mbrojmë të rinjtë, nga droga e ga lojrat e fatit apo nga të gjitha veset e tjera. “

Artikulli paraprak‘MAFIOZI MERITON BURGUN’/ META PRITET TË DORËZOJË SOT PADINË KUNDËR DVORANIT PAS NGËRÇIT NË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërINFO PLUS – 18.11.2019