Një fëmijë i komunitetit egjyptian do të kthehet në familjen e tij biologjike pas një ndihmese që ka dhënë një biznesmene në qytetin e Shkodrës.

Ndërtimi i shtëpisë së re ka nisur prej kohësh dhe tashmë është konkretizuar me përfundimin e punimeve. E zonja e shtëpisë që është edhe gjyshja e djalit që do kthehet në familjen e tij falenderon për këtë gjest human.Drejtorja e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula thotë se akte të tilla duhet të ndiqen edhe nga të tjerë duke qenë se nevojat janë të mëdha.Shkodra është një prej qyteteve më problematike për fëmijët jetim të braktisur nga familjet e tyre biologjike por edhe fëmijët jetim social apo ata që janë në situate rrugë gjë për të cilën kanë nisur të merren disa masa konkrete.