Kjo është Natie, foshnja e parë për vitin 2018. Vogëlushja erdhi në jetë pak sekonda pas mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Prindërit e vogëlushes shprehën emocionet dhe uruan të gjithë shqiptarët Vitin e Ri.

Ata nuk harruan pa falenderuar edhe mjekët që iu gjetën pranë në një moment kaq të gëzuar.

“Gëzuar të gjithëve, falenderoj shumë edhe mjekët që u treguan shumë të gatshëm.

Faleminderit dhe vit i mbarë për të gjithë shqiptarët”, tha nëna e të porsalindurës.

Natie është fëmija i tretë i familjes dhe gëzon shëndet të plotë.

Artikulli paraprakPËRPLASET AVIONI, HUMBIN JETËN TRAGJIKISHT 5 PJESTARËT E FAMILJES
Artikulli tjetërVELIAJ U JEP ÇEKUN E BEBES DY FËMIJËVE TË PARË TË 2018-ËS