Në maternitetin e Shkodrës, në orët e para të vitit 2026, ka ardhur në jetë fëmija i parë i vitit. Ai është një djalë, me emrin Junaid, I cili gëzon shëndet të plotë dhe është fëmija i dytë i familjes. Elsa Muslia, mjeke neonatologe në maternitet, tregon se lindja ka shkuar normalisht dhe pa komplikacione.

Stafi i maternitetit në Shkodër thekson se të gjitha shërbimet janë ofruar në mënyrë të rregullt dhe se lindja e parë e vitit 2026 shënon fillimin e një viti të ri me gëzim dhe shpresë për familjen dhe qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakKONCERT FESTIV-KENGE DHE HUMOR, DHURATE PER FESTA NGA STAR PLUS TV (VIDEO)
Artikulli tjetërSHKODRA MIRËPRET VITIN E RI 2026