Këtë të të enjte përpara sheshit të bashkisë Shkodër u zhvillua një aktivitet në kuadër të përmbylljes së muajit prill i cili konsiston në sensibilizimin ndaj autizmit. Aktiviteti titullohet “Fëmija nuk është vetëm një diagnozë” u organizua nga shkolla speciale “3 dhjetori” dhe ka si qëllim sensibilizimin e komunitetit ndaj fëmijeve më autizëm.

Enkeleida Mataj si dejtuese e shkollës speciale “3 dhejtori” tregon se në këtë aktivitet është menduar që të vijnë me një gamë të gjerë aktivitetesh duke përfshirë jo vetëm fëmijët por edhe vetë komunitetin.

Drejtorja Mataj e pyetur sa i përket shifrave të viteve të fundit në lidhje me rritjen e numrit të fëmijëve më autizëm ajo shprehet.

Aktiviteti “Fëmija nuk është vetëm një diagnozë” solli pranë syrit të qytetarëve shkodranë një panair të realizuar me punime të ndryshmë nga fëmijët. Gjithashtu janë realizuar edhe lojra të ndryshme sportive duke krijuar një atmosferë të bukur dhe festive.

 

Artikulli paraprakDEPOZITAT BIEN SËRISH NË MAJ, FORCIMI I LEKUT “ZHVLERËSON” KURSIMET NË EURO
Artikulli tjetërBECI: HYRJA E SHKODRËS NDRYSHON QYTETIN