
Kini gjithmonë parasysh moshën e zhvillimit të fëmijës tuaj kur vendosni se sa kohë është e përshtatshme që ai të kalojë para ekranit. Tek moshat e reja, respektoni udhëzimet pediatrike më konservatore që kërkojnë kufizime shumë strikte. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për jo më shumë sesa disa minuta ekspozim në ditë. Një fëmijë i vogël është në fazat e para të rritjes më të shpejtë neurologjike. Gjatë kësaj periudhe të mësuarit dhe përjetimi i botës nuk duhet të jetë dixhital apo virtual. Ministrja e arsimit dënon keqpërdorimin e fëmijëve nëpër protesta: T’i rrisim me vlerat e demokracisë dhe qytetarisë. Përkundrazi duhet të jetë vërtet social, dhe të përfshijë lojërat e jetës reale, me objekte reale që mund t’i shohë, prekë, manipulojë, lëvizë dhe kombinojë në mënyra të reja. Ajo që shohin dhe bëjnë këta fëmijë më të vegjël, do të ndikojë direkt në rritjen e trurit të tyre dhe do të parathotë zhvillimin për vitet në vijim.
Për fëmijët nga mosha 3-6 vjeç, pak kohë para ekranit çdo ditë është mirë. Përpiquni që t’i përmbaheni programeve televizive edukative prej rreth 1 orë ose më pak në ditë, dhe përpiquni po ashtu të gjeni programe që kanë njerëz të vërtetë, histori reale, dhe që nuk janë hiper-stimulues ose tepër të animuara.Studimet tregojnë se ndërsa disa fëmijë duket se po mësojnë shpejt me këto platforma elektronike, shumica përfundojnë në të njëjtin nivel akademik, pavarësisht nëse përdoren apo jo ekranet. Ndërkohë disa studiues kanë zbuluar se të kaluarit shumë kohë para ekranit mund ta dëmtojë fëmijën. Ekspozimi i gjatë ndaj ekranit rrezikon gjithashtu prekjen e fëmijës nga sindroma ADHD, paaftësia për të mësuar, problemet me gjumin, dhe shëndetin e dobët fizik nga të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë.
Nëse është e mundur nuk duhet të lejohet që fëmija të ekspozohet para ekranit 1 orë përpara gjumit. Nga shkolla e mesme e lart, prindërit duhet të kenë në vëmendje izolimin social, mosinteresimin për aktivitetet, nervozizmin kronik dhe problemet e gjumit të fëmijëve të tyre adoleshentë. Këto mund të jenë shenja se djali apo vajza jua po e tepron me kohën e kaluar para ekraneve.