Bashkia e Shkodrës, i është bashkuar edhe bashkive të tjera në vend të cilët janë pjese planit kombëtar për eliminimin e fenomenit të fëmijëve të rrugës. Një fakt i tille është bërë publik gjate një tryeze te zhvilluar ne Shkodër ku present ka qene edhe ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi.

Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës, Voltana Ademi gjate fjalës se saj u shpreh se bashkia është pjese e këtij plani qe synon ne radhe te pare te forcoje rolin e familjes dhe te largoje keto femije nga rruga.Nga ana e tij, ministri Klosi, pergezoi bashkine Shkoder, duke deklaruar se pavaresisht bindjeve te ndryshme, ky plan bashkon te gjithë ne nje qëllim të vetëm.Ne Qarkun e Shkodres, 300 eshte numri I fëmijëve të cilët janë në një situatë rruge, dhe si e tille tashme pritet per tu pare implementimi i ketij programi qe do te zbuse kete fenomen edhe nga rruget e Shkodres.