
Femijët e uritur të Nigerisë, OKB: 100 mijë mund të vdesin
Nigeri është goditur nga një krizë e madhe humanitare në Afrikë. OKB paralajmëron se rreth 100 mijë njerëz, kryesisht fëmijë mund të vdesin nga uria, nëse ata nuk marrin ndihmë urgjente. Shkalla e krizës është bërë më e qartë pasi ushtria rifiton territorin nga militant të grupit islamik Boko Haram, i cili filloi një kryengritje në vitin 2009 për të vendosur sundimin islamik në rajon.






