Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur nga fëmijë në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 në Kukës, pranë dy pallateve, ku fëmijët po i transportonin me një karrocë. Pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.

Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat. Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat, që mësohet se janë të kalibrit 80 dhe 120 mm. Ndërkaq pritet që në Kukës të mbërrijnë forc

Artikulli paraprakULET NUMRI I AKSIDENTEVE RRUGORE, INSTAT: 34 VIKTIMA MË PAK SE NË 2016
Artikulli tjetërDEHET USHTARI, E PËSON GJITHË USHTRIA