
Sot në Shkodër, si kudo në vend, është çelur zyrtarisht viti i ri shkollor. Emocionet më të mëdha i përjetuan fëmijët që për herë të parë u ulën në bankat e shkollës. Me çanta në shpinë dhe buzëqeshje në fytyrë, ata nisën rrugëtimin e tyre të parë drejt dijes. Fëmijët ndanë gëzimin e kësaj dite të veçantë, duke shprehur emocionet e para dhe duke dhënë urime për shokët e shoqet e klasës së parë.
1140 fëmijë në të gjithë shkollat e Shkodrës kanë nisur sot udhëtimin e tyre të parë drejt dijes. Me sy të shkëlqyer dhe emocione të veçanta, ata janë pritur nga mësuesit në këtë ditë të veçantë. Ky moment edhe për prindërit e mësuesit, është gjithashtu i mbushur me krenari dhe përgjegjësi, teksa besojnë se ky fillim do të hapë dyert e një të ardhmeje më të ndritur për fëmijë.


