Bashkia Shkodër, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, po vijon organizimin e aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në mbështetje të fëmijëve në situatë rruge dhe familjeve të tyre.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi shërbimet sociale që ofrohen, si dhe rëndësia e orientimit të fëmijëve drejt strukturave përkatëse që garantojnë mbrojtje, kujdes dhe mundësi për zhvillim të shëndetshëm.
Institucionet bëjnë thirrje që qytetarët të mos dhurojnë para fëmijëve në rrugë, pasi ndihma më e mirë është referimi i tyre pranë shërbimeve sociale, të cilat ofrojnë mbështetje konkrete dhe afatgjatë për të parandaluar shfrytëzimin dhe përjashtimin social.

Artikulli paraprakSHEMBET OBJEKTI PA LEJE NW BULEVARDIN “ZOGU I”
Artikulli tjetër“KUSHTET E DREJTA TË TREGUT PËR KONKURRUESHMËRI”