Në Lezhë, nxënësit e shkollës 9 vjeçare Besëlidhja kanë treguar se edukimi mjedisor nuk mbetet vetëm në libra. Së bashku me mësuesit dhe ndihmën e prindërve, ata kanë ndërmarrë një nismë konkrete për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë dekorative pranë memorialit të Heroit Kombëtar.Nisma synon të përcjellë një mesazh sensibilizues për komunitetin, se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët dhe se ndryshimi nis nga veprimet e vogla, por të qëndrueshme.Për vetë nxënësit, kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën dhe angazhimi praktik janë mënyra më e mirë për të kuptuar problematikat mjedisore dhe për të marrë përgjegjësi që në moshë të vogël.
Drejtoresha e shkollës Anisa Lishi dhe kryetarja e Bordit të Prindërve Zhuljeta Shema theksuan se aktivitete të tilla shërbejnë jo vetëm për gjelbërimin e hapësirave publike, por edhe për formimin qytetar të brezit të ri.
Anisa Lishi Drejtoreshe e Shkolles “Beselidhja”, Zhuljeta Shema Kryetare e Bordit te Prinderve
Përmes kësaj nisme, shkolla 9 vjeçare Besëlidhja synon të kthejë edukimin mjedisor në një praktikë të vazhdueshme dhe të nxisë edhe shkolla të tjera që të ndjekin të njëjtin shembull.

Artikulli paraprak“SPAÇ 1973 – MARTIRËT E LIRISË”
Artikulli tjetërZGJEDHJA E KRYETARËVE TË FSHATRAVE NË LEZHË