Fëmijët romë vijojnë të shfrytëzohen nga prindërit e tyre. Në shumë rrugë të qytetit vërehet që fëmijë të këtij komuniteti janë të pranishëm duke kërkuar lëmoshë me këmbengulje. Ato detyrohen nga të rritur të qëndrojnë rrugëve, me shpresën që kalimtarët do të ndjenë keqardhje dhe do të hedhin ndonjë monedhë.

Jo vetëm të mitur por edhe të rritur i gjen në qendër të qytetit pranë semaforave aty ku bëhen edhe radhë automjetesh. Gjithashtu këto pamje jane edhe në dalje të qytetit si dhe në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit.

Megjithë punën që po bëjnë institucionet për largimin e tyre nga rruga, ku krahas sensibilizimit po punohet edhe për intergrimin e kësaj kategorie, duket se kjo situatë vijon të jetë problematike.

Artikulli paraprakBERISHA: U SHKEL KARTA E KOPENHAGEN! MEDIAT TË ZËVENDËSOJNË FJALËN ‘ZGJEDHJE‘ ME ‘FARSË ZGJEDHORE‘
Artikulli tjetërDIASPORA, MBYLLET NUMËRIMI NË QARKUN LEZHË