Kanë lënë shkollën sepse nuk mund të sigurojnë bukën e gojës. Prishja e ndërtimeve apo gërmadhat kudo në qytet janë një shans i mirë për ta dhe drita jeshile për të siguruar mbijetesën për jo më shumë se 2-3 ditë. Kjo është situata e fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian që në mes të ditës gjenden duke gërmuar në rrënojat që la IKMT pasi prishi objektet në afërsi të stadiumit.

Edhe më të vegjlit detyrohen të marrin mjetet e punës duke gërmuar në rrënoja. Djali i vogël është vetëm 13 vjeç. Ditët e fundit pati një tryezë të rrumbullakët për trajtimin e fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian por përtej këtyre takimeve thuajse formale, situata është krejt tjetër. Vazhdojnë të shfrytëzohen rrugëve, të mos shkollohen e të punojnë edhe punët më të rënda vetëm për të siguruar kafshatën e ditës. Një realitet migjenian që institucioneve nuk i bën më përshtypje.

Artikulli paraprakKULTURA, NË FOKUSIN E EMISIONIT “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetërKEPI: TEK UJËSJELLËSI PROBLEM ARKËTIMET DHE HUMBJET