Këtë të hënë më 12 shtator nisi viti i ri shkollor por fëmijët e komunitetit rom në Shkodër nuk shkuan në shkollë. As këtë vit pjesa më e madhe e tyre nuk po e frekuentojnë shkollën. Familjet rome jetojnë në kushte të vështira dhe e kanë thuajse të pamundur të sigurojnë bukën e gojës e jo më pastaj t’i plotësojnë fëmijëve nevojat e tyre si veshmbathje apo mjete shkollore. Kjo gjë sipas prindërve i detyron ata që mos t’i dergojnë fëmijët në shkollë…

SINKRON PRINDËRIT

Romët tregojnë se akoma më e vështirë bëhet situata gjatë stinës së dimrit ku shiu është prezent gjatë gjithë kohës në barakat në të cilat jetojnë.…

SINKRON PRINDËRIT

Familjet rome prej vitesh jetojnë në zona të ndryshme në periferi të qytetit të Shkodrës në disa baraka të vjetra të cilat nuk i plotësojnë as kushtet më minimale të jetesës. Fëmijët e tyre, shumica kohën e shkollës e zëvendësojnë duke lypur rrugëve për të siguruar bukën e gojës.

Artikulli paraprakRRUGA QË PO SHEMBET DHE RREZIKU I PËRMBYTJEVE NË BLERAN
Artikulli tjetërLAMTUMIRA MOTËR ORSOLINA MARTINIT, I MBIJETOI KOMUNIZMIT