Vllaznia në futboll për femra ka fituar 7-0 ndeshjen përballë Juban Danja të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Pavarësisht fitores së thellë trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj është i pakënaqur me lojëne ekipit të tij. Presidenti i Juban Danja shprehet se po sjell një formë tjetër në bashkëpunim me FSHF duke punuar me vajzat në moshë të vogël. Presidenti Jaku thotë se është e kotë të investosh në futbollin e femrave duke lënë të kuptohet se nuk e ka biznes siç mund të ndodh me skuadra të tjera. Golat në fitoren 7-0 të Vllaznisë me Juban Danja janë shënuar nga Muja me 3 gola, Gjini tre gola dhe në fund ka vulosur Megi Doçi duke bërë që vajzat kuqeblu të kryesojnë të vetme renditjen.