
Vllaznia në futboll për femra u shpall kampione e Shqipërisë duke arritur një prej objektivave. Megjithatë oreksi i vajzave kuqeblu nuk mbyllet me kaq. Shpallja për të 8-ën herë radhazi si kampione i jep të drejtën edhe këtë vit që të luajnë në eleminatoret e Ligës së Kampioneve.
Presidenti Lazër Matija, trajneri Nikolin Leka dhe futbollistja Megi Doçi shprehen se Kupat e Europës janë një objektiv i rëndësishëm ku synohet një paraqitje dinjitoze dhe kualifikimi në grupe.
Ndërkohë një trofe të cilin synon Vllaznia e femrave është edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.
Vajzat kuqeblu luajnë në finale përballë Apolonisë ndërsa janë skuadra pretendente për fitimin edhe të këtij trofeu.
Vllaznia në futollin e femrave prej 8 vitesh me radhë është skuadra absolute në Shqipërisë duke fituar të gjitha trofetë dhe duke bërë vitet e fundit një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës, gjë e cila synohet edhe këtë vit.






