Femrat mbajne lart emrin e Vllaznise, fitojne kupen

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave pasi mposhti 3-0 Apoloninë në finale. Takimi i luajtur sot në “Elbasan Arena” pati rivalitet vetëm në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Pas pushimit, vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Lekaj dominuan dhe gjetën tri herë golin. Doçi zhbllokoi ndeshjen menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (48’), ndërsa në të 57-n Jashari dyfishoi epërsinë e kuqebluve. Çerek ore para fundit, sërish Doçi vulosi suksesin e Vllaznisë duke plotësuar dopietën personale nga pika e penalltisë. Përkundër disfatës, arritja deri në finale është një sukses për një ekip si Apolonia, i krijuar vetëm tri vite më parë dhe i përbërë nga lojtare të reja fierake.