
Gra dhe vajza me kontribute të çmuara në fusha si Shëndetësia, Arsimi, Ekonomia, Shkencat Sociale e më gjerë, u bënë bashkë në një takim të Organizuar nga Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë. Aktiviteti erdhi si një mundësi për të njohur dhe vlerësuar rolin e femrave në zhvillimin e komunitetit, si dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm drejt shkencës dhe inovacionit.Teksa rrëfyen jeten e tyre, gratë me kontributë në shoqëri thonë se kanë sakrifikuar shume dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për të arritur suksesin.
Drejtori i Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Elson Frroku thotë se femra ka një rol të rëndësishem në shoqëri, por janë penguar nga burrat që të ecin përpara.
Përmes këtij aktiviteti gratë dhe vajzat me kontribute të çmuara në fusha të ndryshme, ndanë eksperiencat e tyre në jetë, ndërsa përsëriten nevojen për të qenë më të përfshira në vendimarrje.