Akulli më i vjetër dhe më i trashë i detit në Arktik ka filluar të shpërbëhet, duke nxjerrë ujë në veri të Greenland, ku normalisht është i ngrirë edhe në verë.

Ky fenomen, që nuk është regjistruar kurrë më parë, ka ndodhur dy herë këtë vit, për shkak të erërave të ngrohta dhe valëve të nxehta në hemisferën veriore.

Një meteorolog e përshkroi humbjen e akullit si “të frikshëm”. Të tjerë thanë se kjo gjë mund t’i detyrojë shkencëtarët të rishikojnë teoritë e tyre se cila pjesë e Arktikut do ta parballojë më gjatë ngrohjen.

Deti në brigjet veriore të Greenlandës është normalisht i ngrirë dhe së fundmi është cilësuar si “zona e fundit e akullit”, pasi supozohet se kjo do të ishte e vetmja zonë që do t’i rezistonte efekteve të shkrirjes.

Por ndryshimet jonormale të temperaturave në muajin Shkurt dhe në fillim të këtij muaji, e kanë lënë të ndjeshëm ndaj erërave, të cilat e kanë shtyrë akullin shumë larg nga bregu, çka nuk ka ndodhur që prej vitit 1970, kur nisën të regjistroheshin të dhënat satelitore.

Artikulli paraprakVIDEO/ DELFINËT VIZITOJNË BREGDETIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërJANAR-KORRIK, 116 PERSONA HUMBËN JETËN NË AKSIDENTET RRUGORE, RRITEN NË MOSHAT MBI 45 VJEÇ