Edhe këtë vit, me nisjen e fluksit të sezonit turistik, përsëritet e njëjta pamje e njohur dhe e shqetësuese. Fëmijë dhe prindër të komunitetit rom dhe egjiptian janë çdo ditë të pranishëm në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, si dhe përgjatë aksit rrugor që të çon drejt qytetit të Shkodrës, duke kërkuar lëmoshë me këmbëngulje nga drejtuesit e mjetit.

Kjo situatë jo vetëm që përbën një pamje të shëmtuar për çdo vizitor e turist që hyn në vendin tonë, por sjell edhe një sërë problematikash ku shfrytëzimi i minorëve përsëritet prej vitesh.Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve e strukturave përgjegjëse që nga Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror e deri te pushteti vendor sërish kjo situatë duket pa një zgjidhje afatgjatë.

Fenomeni i lypjes nga pjestarët e komunietit rom dhe egjiptian lidhet edhe me kushtete e rënda ekonomike e sociale e cila detyron këta persona të kërkojnë ndihmë në zonat me qarkullim të lartë njerzish si pikat kufitare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakORGANIZOHET PANAIRI I VERËS NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË MAKINA NË LËVIZJE NË MILOT