Mes intelektualve, artistëve dhe miqve nga Tirana ka festuar 90 vjetorin e lindjes Ferdinand Bushati drejtori i ish-Klubit të Rinisë ”Heronjtë e Vigut” në Shkodër i njohur ndryshe dhe si zoti Nardi.

Ferdinand Bushati ishte një nga ata të cilët identifikuan talentin tek shumë të rinjë në qytetin në fusha të ndrushme të artit si piktorë, aktorim, këngë. Emra të ndryshem të fushës së artit si Zef Çoba, Xhahid Bushati, Luan Rama, Zef Deda, Bashkim Alibali apo Alfred Çapaliku u mblodhen në ditën e lindjes së zotit Nardi për t’a uruar dhe falendëruar për kontributin e dhënë ndër vite. Gjatë fjalës së tyre të pranishmit u hsprhene se mirnjohja për zotin Nardi është si një obligim pë rata.

Nga viti 1967 deri në vitin 1991 Ferdinand Bushati dha kontributin e tij si drejtor I ish-Klubit të Rinisë ”Heronjtë e Vigut” duke zbuluar talentat e rinjë në fusha të ndryshme të artit. Në tre dekadat e fundit Ferdinand Bushati nuk është vlerësuar nga me asnjë titull apo dekoratë. Për 90 vjeçarin e rëndësishme është që artistët dhe artdashësit të vazhdojnë ta njohin dhe respektojnë për kontributin që ka dhënë ndër vite.

 

Artikulli paraprakANGONI E BABANI MONITORIM NË BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSULMET KIBERNETIKE/ PAS SHQIPËRISË, KOSOVA DHE MAQEDONIA KTHEHEN NË SHËNJESTËR