Për shumë familje në fshatin Mes të njësisë adminsitrative Postribë, bujqësia është ekonomia bazë për të siguruar jetesën. Lirim Dushaj zotëron rreth 5 dynym tokë ku i shërben bashkë me bashkëshorten e tij. Në këtë periudhë fermeri ka kultivuar një sipërfaqe të konsiderueshme me lakra, nga të cilat, ashtu edhe siç thotë, nuk pret të ketë fitesë për shkak të kostove dhe cmimit të ulët në treg.

Të njëjtin problem Lirimi e ka edhe per ullinjtë ku cmimi ne treg eshte mjaft i ulet. Ndërsa shqetësim për fermerin është edhe mungesa e mbështetjes nga shteti per bujqesine.

Problematikat e shumta që sot përballen fermerët sic janë mungesa e subvencioneve dhe sigurimi i tregut ka bërë që fermerët të heqin dorë nga bujqësia duke bërë që një pjesë e tokave të rrinë pa u punuar.

https://youtu.be/LBWg5clsu7s

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTË KUNDËR 4 HEC-eve NË PUKË
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA SKEMË PIRAMIDALE ME FONDET PUBLIKE