Policia greke ka njoftuar se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të bllokohet gjatë ditës së sotme. Për pasojë, do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakKONFERENCA E MYNIHUT, RAMA FLET PËR INTEGRIMIN
Artikulli tjetërVAKSINIMI KUNDËR FRUTHIT, RËNIE E LARTË PAS PANDEMISË