
Në dy vitet e fundit, tregu I bimëve medicinale ka pësuar ndryshime. Sherebela nuk po preferohet më nga fermerët për shkak të mospërputhjes kërkesë – ofertë. Sherif Brahja, përgjegjës në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër tregon pse kjo bimë nuk po kultivohet më nga fermerët. Fermerët tashmë po kultivojnë bimë të tjera medicinale.
Ndërkohë, zgjidhje për këtë problematikë është krijimi I shoqatave apo grupeve të fermerëve tregon eksperti.
Bimët medicinale kultivohen kryesisht në territorin e bashkisë Malësi e Madhe, aty ku toka është më e favorshme për kultivimin e tyre. Në këtë bashki janë afro 4500 ha tokë të kultivuara me bimë medicinale.