Fermerët e Njësisë Administrative Ana e Malit nuk marrin subvencione prej vitesh, pavarësisht se janë furnizuesit kryesor të qytetit të Shkodrës me produkteve vendase.

Kështu shprehet administratori Arben Ceni, sipas të cilit shkak i mos përfitimit të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë janë bërë vështirësitë që hasin banorët për të marrë dokumentacionin e nevojshëm për pronësinë. Së fundmi, e vetmja mbështetje për fermerët e Anës së Malit kanë qenë disa projekte të implementuara nga shoqata të huaja në bashkëpunim me Njësinë Administrative.

Një tjetër faktor që ka ndikuar pozitivisht është edhe hapja e kanaleve të kullimit p[ër shmangien e përmbytjeve në zonë. Ndërkaq, sa përket dëmeve të shkaktuara gjatë viteve 2010-2011 pjesa më e madhe e fermerëve në Anë të Malit janë dëmshpërblyer për dëmet që u janë shkaktuar në bujqësi.