Isak Bajrami është një nga fermerët e zonës së Vukatanës I cili gjatë gjithë jetës së tij është marrë me bujqësi.

Në tokën e tij ai ka të mbjellura kultura të ndryshme duke filluar që nga serat e deri tek prodhimet më të veçanta në Shqipëri.

Por breshëri e I renë dy ditë më parë I ka shkaktuar shumë probleme . Ai thotë se gjithçka ka shkuar dëm për këtë vit.

Edhe pse me gjithë këtë sipërfaqe tokë të mbjellur ai nuk ka përfituar subvencione. Sipas tij shteti Shqiptar nuk interesohet në këtë drejtim, janë vetëm donacionet e huaja që I kanë mbështetur.

Ndërkohë një tjetër problematikë që i prek është edhe mungesa e tregut.

Mirëpo ky nuk është I vetmi që ngre këtë shqetësim. Breshëri ia ka shkatërruar të gjithë prodhimet edhe Xhebir Halilit, fermerit nga po ajo zonë.

 

Artikulli paraprakLICI: TË PROTESTOJMË KUNDËR TË PAPREKSHMËVE
Artikulli tjetërPD NË TERREN “EJANI NË PROTESTË”