Ky është Kujtim Lamthi, një fermer nga Malësia e Madhe i cili është i pari në Shqipëri që merr naftën falas si mbështetje nga qeveria shqiptare. Lamthi është edhe fermeri i parë që aplikoi online në e-albania në këtë skemë mbështetjeje. E pranishme për të dorëzuar kartën e naftës falas ishte ministrja e bujqësisë Milva Ekonomi e cila tha se ka kërkesa të larta nga fermerët në gjithë vendin për mbështetje.

Për fermerin Lamthi që u bë i pari që mori naftën falas thotë se këto skema mbështetjeje janë një ndihmë jo e vogël për fermerët.

Fermeri i tregoi ministres së bujqësisë se mbetet një problem lidhja e kontratave të energjisë elektrike me OSHEE por ministrja nuk i dha një përgjigje konkrete duke u ndalur tek investimet në ujitjen dhe kullimin e tokave.

Një problem tha ministrja e bujqësisë mbetet fakti që fermerët në zonën e Malësisë së Madhe por edhe pjesë të tjera të qarkut Shkodër nuk kanë ende certifikatat e pronësisë gjë e cila është një prioritet i qeverisë.

Takimi i ministres së bujqësisë Milva Ekonomi u zhvillua në drejtorinë rajonale të bujqësisë në Shkodër.