
Pa humbur kohë, fermerët e qarkut Shkodër kanë bërë aplikimet në tyre në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Ata tregojnë se subvencionet e përfituara nuk janë të mjaftueshme për fermat e tyre, ndaj institucionet mbështetëse duhet të rishqyrtojnë këto skema përfitimi.
Deri në datën 30 maj 2025 fermerët kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar subvencione në bujqësi. Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur përgjatë 24 orëve nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00.