Pjetër Vasaj është fermeri 66 vjeçar në fshatin Mushan të njësisë administrative Dajç I cili po përballet çdo ditë më pasojat e përmbytjeve. Shtëpia ku ai jeton vetëm me bashkëshorten e tij është e rrethuar nga uji, ndërkohë që prej orëve të para të kësaj të henë për fatin e tij të mirë uji është tërheqëur ndjeshëm.

Fermeri tregon se zotëron 16 dynym tokë të cilat edhe këtë vit, janë të mbuluara nga uji duke bërë që prodhimi I mbjellë të shkojë dëm në mënyrë të përsëritur.

Si shkak I prezencës së ujit në shtëpinë e tij, fermeri tregon se është detyruar të largojë tre krerë lopë, pasi nuk mund të kujdeset për ta në këtë situatë.

Ai ka një apel për institucionet të cilat do të bëjnë vlerësimin e dëmve pasi uji të tërhiqet përfundimisht nga rrugët e fshatit.

Si Pjetër Vasija, me prezencë uji në banesa dhe bagëti të rrezikuara nga uji është më shumë se gjysma e banorëve të fshatit Mushan.

Çdo vit në këtë zonë përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi të cilat banorët mundohen t’I rikuperojnë me fillimin e pranverës.