Problemet e shkaktuara nga përmbytjet janë të shumta për banorët e njësisë administrative Dajç. Ndoc Gjeka është fermeri në fshatin Pentar I cili prej një muaji I ka mbajtur rreth 350 krerë dele në një nga stallat që ai ka në pronësi duke I siguruar edhe bazën ushqimore të nevojshme.

Vështirësitë për të kanë nisur ditët e fundit ku baza ushqimore është e pamjaftueshme për të mbajtur bagëtitë e imëta në regjim stallor. Ai tregon se për të ushqyer krerët e deleve u duhet të paktën 7 kuintal koncentrat

Sipas tij, nëse institucionet përgjegjëse nuk e ndihmojnë të sigurojë bazën ushqimore ai do të jetë I detyruar të përgjysmojë tufën e deleve duke I shitur.

Apeli I tij për institucionet lidhet vetëm me sigurimin e bazës ushqimore për bagëtitë e imëta pasi të gjitha tokat janë të mbuluara nga uji.

Ndoc Gjeka është ndër të paktët fermerë të zonës I cili prej katër javësh ka arritur të sigurojë vetë të bazën ushqimore për gjënë e gjallë, ndërkohë që sot kërkon ndihmën e institucioneve pasi tokat bujqësore të mbjella me jonxhe dhe asull janë nën pushtetin e ujit