
Një banor i zonës së Barbullushit ka ndalur ministrin e bujqësisë Edmond Panariti duke i bërë të ditur se daljet publike të tij shpesh herë janë fasadë sepse zona ka 25 vite që nuk ka ujë në kanalete para dhe të dyta dhe shumë prej këtyre kanaleve janë të bllokuara.
Ministri Panariti i premtoi fermerit se do ndërhyhet në kanale. Fermeri i shprehu ministrit edhe problemin e farërve për misrin dhe problemin e rrugës së gjatë që duhet të bëjnë për të shkuar tek tregu i shumicës në rrugën Shkodër-Koplik. Fermerët e Shkodrës prej vitesh vujanë nga këto probleme dhe shpesh herë kanë marrë premtime por deri më tani situata e tyre vijon të jetë e njëjtë.


