Ky është Hilë Gjergji nga fshati Obot i Vjetër i njësisë administrative Ana e Malit. Prej 10 vitesh 60 vjeçari merret me bujqësinë duke mbjellur tokën e tij me produkte të ndryshme.

Çdo vit fermeri ka investuar në tokat e tij të cilat në të shumtën e rasteve janë përmbytur duke hedhur mundin dhe paratë e shpenzuar në kosh. Ndryshe nga vitet e tjera fermeri ka vendosur që të mos punojë më në tokën e tij.

Mos marrja e shpërblimit për dëmin e shkaktuar nga përmbytjet është një tjetër arsye se pse fermeri thotë se nuk ka pse të vazhdojë të merret me këtë punë.

Si Hilë Gjergji ka edhe shumë fermerë të tjerë të cilët kanë hequr dorë nga bujqësia.

 

Artikulli paraprak32 VITE NGA 14 JANARI 1990, ORGANIZATORËT: TË ZHGËNJYER
Artikulli tjetërSHKODËR, TYMI TOKSIK MBULON QYTETIN