
Ky është Gjin Nika, në një sipërfaqe prej rreth 4 ha në fshatin Beltojë ai ka të mbjella disa pemë frutore, ku mbizotëron arra. Sipërfaqja e mbjellë me arra nuk është thjesht një pemëtore e zakonshme, por një fermë me cikël të plotë prodhimi ku asgjë nuk shkon dëm.
Ndryshe nga tradita ku arra shitet thjesht si frut i thatë, këtu përpunimi shkon disa hapa më tej. Çdo korrje kthehet në një seri produktesh artizanale me vlerë të lartë në treg. Kombinimi i arrave me përpunimin artizanal ka krijuar një mini brand lokal. Çdo produkt nga vaji, te ëmbëlsirat tradicionale e deri tek produktet kuruese, shkon te konsumatori që kërkon cilësi natyrale.
Fermeri thotë se ndonse investon prej 10 vitesh mbështetja nga institucionet ka munguar
https://youtu.be/IZsv4GTT3y0






