
Çdo ditë, buzë aksit rrugor Shkodër – Koplik, do të gjeni Gjon Tomën nga fshati Grudë. Për 63-vjeçarin, kjo tezgë e vogël e improvizuar është I vetmi burim për të siguruar jetesën
Frutat si dardha dhe pjeshkat që po tregton janë farë autoktone thotë Gjoni, ndërsa nuk mungon edhe intersi i blerësve për produktet bio
Gjoni nuk e fsheh se puna në bujqësi dhe qëndrimi me orë të tëra në rrugë ka vështirësi të shumta. Megjithatë, për të, kjo mbetet e vetmja rrugë për të siguruar të ardhurat e familjes.
E ardhmja e bujqësisë në këto zona duket e zymtë, pasi sipas fermerit gjithnjë e më pak të rinjt duan t’i kthehen tokës.
Historia e Gjonit është ajo e shumë fermerëve që refuzojnë të dorëzohen, duke mbajtur gjallë traditën e tokës, mes vështirësive të shumta që përballen çdo ditë.






