Për shumë fermeë në njësinë administrative Dajç, sigurimi I gjësë së gjallë dhe largimi I tyre nga stallat që janë të rrethuara nga uji është një sfidë. Ardian Aliaj është fermeri në fshatin Shirq I cili prej tre javësh po përballet me vështirësitë e krijuara nga përmbytja e 90 dynym tokë bujqësore, prodhimet e së cilës tashmë kanë dalë jashtë përdorimi.

Problemi më I madh për fermerin mbetet sigurimi I bazës ushqimore për 12 krerë lopë, pasi 10 thasët e marrë disa ditë më parë nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Ai kërkon ndihmë nga qeveria për përballimin e kësaj situate të përsëritur prej vitesh.

Niveli I ujit në tokat bujqësore të fermerit arrin në 70 cm, duke bërë që I gjithë prodhimi I mbjellë të dalë tashmë jashtë përdorimit duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për të. E vetmja gjë që kërkon është mbështetja nga institucionet përgjegjëse me bazë ushqimore për bagëtitë, nga ku ka burimin kryesor të të ardhurave.

Artikulli paraprakNËNSHKODËR, 3000 HEKTARË TOKË NËN UJË
Artikulli tjetërSUKA – DAJÇ, BANORËT: UJI PO I AFROHET SHTËPIVE