Fermeret në vend po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prodhimeve bio. Për rritjen e ullinjeve apo dhe kulturave të tjera bujqësore në Lezhë po përdoret fetilizant organik, duke ulur ndjeshem përmbajtjen e kimikateve në produkte. Fermeret e Zadrimës thonë se e kanë përdorur tek ullinjtë, duke bërë që prodhimi këtë vit të jetë i bollshem dhe me shumë cilësi, ndërsa dhe kosto është shumë herë më e ulet se me plehra kimik.

Eksperti i Bujqësisë Baki Dervishi thotë se perdorimi i fertilizantit organik Az Fert, i cili prodhohet në Lezhë, është mënyra më e mire për të garantuar prodhim të bollshem dhe cilësor tek ullinjtë dhe kultura të tjera bujqësore.

Fertilizanti organik që po përdoret në Lezhë prodhohet nga mbetjet shtazore dhe duke qenë i sterilizuar nuk jep infeksione të tokës dhe nga ana tjeter i jep bimes ushqim natyral.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORI KËRKON INVESTIME
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PROBLEMATIKA NË LEZHË