Vau i Dejës nën kujdesin e kryebashkiakut Kristian Shkreli ka festuar për të katërtin vit radhazi Ditën e Emigrantit, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë dhe në një nga momentet më të veçanta të verës për familjet që jetojnë e punojnë jashtë vendit.Fusha Sportive në Bushat u kthye në një hapësirë feste, ku emigrantët dhe banorët e zonës u bashkuan për të kaluar një mbrëmje mes muzikës, emocioneve dhe argëtimit. Luiz Ejlli ishte surpriza e parë e mbrëmjes. Këngëtari Shkodran vlerësoi simbolikën e kësaj dite, duke shprehur mirënjohje për emigrantët shqiptarë që, pavarësisht largësisë, vijojnë të mbeten të lidhur me vendlindjen dhe komunitetin e tyre.

Aurela Gaçe me AG Band performuan live për publikun deri në mesnatë duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme

“Dita e Emigrantit”synon të përcjellë mirënjohjen për kontributin e emigrantëve dhe rëndësinë e lidhjes së tyre me vendin ku kanë lindur e janë rritur.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“PELESHI ‘VIKTIMA’ E PARË E KOMISIONIT QË KONTROLLON RRJETET SOCIALE”, BERISHA: DO ZËVENDËSOHET NGA BALLA
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, SIGURIMI I UJIT ËSHTË KTHYER NË SFIDË